50 gramë kanabis në xhep, pranga 30-vjeçarit

Kronikë e zezë

50 gramë kanabis në xhep, pranga 30-vjeçarit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 09:27
ilustrim

Policia kufitaren e Kakavijës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në xhepat e pantallonave kishte fshehur dy qese me kanabis.

Bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi Emiliano Çuko nga Lushnja. Arrestimi i ti u bë pasi një ditë më parë, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, në xhepin e pantallonave iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 qese me kanabis sativa.

Policia ka njoftuar se sasia e lëndës narkotike ishte 50 gramë. Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat