Sherr me thika mes dy personave, kundërshtojnë edhe policinë

Kronikë e zezë

Sherr me thika mes dy personave, kundërshtojnë edhe policinë

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 09:50
ilustrim

Policia e Kukës ka arrestuar dy persona pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar shtetasit arrestuan Armir Hoxha 36 vjeç dhe Selami Ukperaj, 23 vjeç.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta Armir Hoxha ka kërcënuar dhe kanosur me armë të ftohtë ( thikë), në formë hanxhari me gjatësi 70 cm, Selami Ukperaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë gjatë shoqërimit në komisariat, Ukperaj ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi 36-vjeçarit për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosje”.

Ndërsa, arrestimi i shtetasit Selami Ukperaj u bë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i  K.Penal.

Ndërkohë, mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat