Pasi e rrahu gruan për 23 vjet, mashtroi edhe që ta burgoste për Shën Valentin

Kronikë e zezë

Pasi e rrahu gruan për 23 vjet, mashtroi edhe që ta burgoste për Shën Valentin

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

Ditën e Shën Valentinit, Shpëtim Sefa, 49 vjeç, me banim në Paskuqan e ka rrahur dhe e ka kërcënuar si zakonisht bashkëshorten e tij Rozeta Tabaku, 41 vjeçe. Më pas, ai iu është vërsulur edhe dy fëmijëve të tij, vajzës 21-vjeçare Samantës dhe djalit 22-vjeçar Ilirit.

Policia i ka vënë prangat jo vetëm se ngjarja ishte e përsëritur, por se Shpëtim Sefa i kishte rezervuar gruas një “surprizë” për ditën e të dashuruarve: Pas dhunës, kishte ngritur padi ndaj saj sikur ajo kishte dashur ta sulmonte me thikë.

Kësisoj, mbrëmjën e Shën Valentinit, Shpëtimi përfundoi në qeli, kurse gruaja dhe fëmijët e tij morën urdhër të menjëhërshëm mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat