Lëndohet një polic në Prizren

Kronikë e zezë

Lëndohet një polic në Prizren

Nga: B.S Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 12:24
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prizren, pasi që të njëjtit pasi i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarët policorë dhe ka refuzuar urdhrat policorë.

I dyshuari ka rezistuar gjatë arrestimit dhe për pasojë lëndime të lehta ka pësuar një zyrtar policor i cili pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat