Identifikohet nxënësi që humbi jetën në Elbasan

Kronikë e zezë

Identifikohet nxënësi që humbi jetën në Elbasan

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 12:29
Shkolla Ali Myftiu në Elbasan

(E plotësuar) - Identifikohet nxënësi që humbi jetën në shkollën Ali Myftiu gjatë paraditës së sotme në Elbasan. Ai është Limon Sallaku 17 vjeç me banim në Katund të Ri.

Shokët treguan se ai humbi ndjenjat gjatë pushimit të gjatë ndërsa ishte jashtë shkollës. Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por ata shprehën se ajo u vonua.

Gjithsesi tashmë janë ekspertët mjeko-ligjorë që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes.

Vdes një nxënës në shkollë në Shqipëri

Një 17-vjeçar ka mbërritur i vdekur në ambulancën e Elbasanit ditën e sotme.

Nga të dhënat e para mësohet se ai ka qenë në shkollë, dhe në tentativë për të dal jashtë rrethimit ka rënë dhe ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat