Sekuestrohen 8 ton mbetje që do të hynin në Shqipëri

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 8 ton mbetje që do të hynin në Shqipëri

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 07:05
Mbeturinat që ishin pjesë e automjeteve u bllokuan në port nga Guarda di Finanza

Një ngarkesë e madhe mbetjesh është sekuestruara nga autoritetet italiane, të cilat kishin destinacionin vendin tonë.

Sipas medias italiane “Bari Today”, 8 ton mbeturina që janë pjesë të automjeteve u bllokuan në port nga Guarda di Finanza.

Pjesë këmbimi të makinave, airbag, kabuj elektrikë, bateri të përdorura, amortizatorë, pompa etj, janë bllokuar dhe një person është proceduar në gjendje të lirë nga policia italiane për falsifikim dokumentesh dhe trafik të paligjshëm të mbetjeve.

Sasia prej 8 ton mbetje e nisur nga Italia do të riciklohej në Shqipëri. Kujtojmë se qeveria është duke u përpjekur që të miratojë një ligj për importin e mbetjeve në Shqipëri.

Në një situatë të tillë kur ende s’është miratuar ligji, imagjinonin çfarë do të ndodhë në doganat shqiptare nëse importi i mbetjeve do të bëhet legal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat