Kishte dy muaj i humbur, fund tragjik për shqiptarin

Kronikë e zezë

Kishte dy muaj i humbur, fund tragjik për shqiptarin

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 09:29
ilustrim

Fund tragjik për një shtetas shqiptar, i cili kishte dy muaj i humbur. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Dorjan Puja, trupin e pajetë të të cilit e kanë nxjerrë ujërat e kanalit në Gratacasolo, afër Pisogne.

Shqiptari u zhduk natën e 10 dhjetorit të vitit të kaluar, pasi tentoi të grabiste një banesë, shoqëruar nga një tjetër bashkëkombës.

Shtypi italian shkruan se me lajmin e policisë merr fund edhe ankthi i pritjes për familjen e tij në Chiari, e cila tani hap dyert e mortit.

Ndërkohë policia ka rikujtuar se, 25-vjeçri Puja, i njohur për karabinierët për shkak të precedentëve, ishte përpjekur të bënte një grabitje, por në tentativë e sipër ishte zhdukur.

Si pasojë bashkëpunëtori i tij pasi kërkoi dhe nuk e gjeti iu drejtua familjes. Kjo e fundit shkoi e bëri denoncimin në polici për humbjen e Dorjanit.

Në polici, vetë bashkëpunëtori tregoi çfarë kishte ndodhur dhe i tha policisë se 25­-vjeçari për të shpëtuar u fut në rrjedhën e kanalit, por nuk u pa më prej atij momenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat