Në Ferizaj arrestohet i dyshuari për vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Në Ferizaj arrestohet i dyshuari për vjedhje të rënda

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar G.V. 22 vjeçar pasi dyshohet që ka kryer tridhjetë vjedhje të rënda.

“Vjedhjet e rënda janë kryer kryesisht nëpër shtëpitë e personave të cilët gjinden në botën e jashtme,ku kryesisht kanë vjedhur televizorë, aparate teknike, stoli ari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas intervistimit në prezencë të avokatit , i dyshuari ka pranuar në tërësi kryerjen e veprave penale si dhe janë siguruar informatat lidhur me bashkë kryesin i cili është i njohur për policinë dhe janë duke u marr veprimet policore për arrestimin e tij”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është vendosur masa e  ndalimit policor për 48 orë deri në kompletimin e lëndës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat