Ndodh dhe kjo në Durrës/ 52-vjeçarja vjedh magazinën me materiale hekurudhore

Kronikë e zezë

Ndodh dhe kjo në Durrës/ 52-vjeçarja vjedh magazinën me materiale hekurudhore

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:48
Ilustrim

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal për M.Xh. 52 vjeçe,  banuese në Durrës, me detyrë magaziniere në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave.

Arrestimi i saj ka ardhur pasi në lagjen Nr. 13, ora 10:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës është konstatuar vjedhja e magazinës e mjeteve lëvizëse,  ku janë vjedhur një sasi materialesh, pjesë këmbimi për vagonat e trenave.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autore është 52-vjeçarja, ndaj të cilës policia i ka kaluar dosjen hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat