Gjendet i vrarë një 26-vjeçar në bodrumin e banesës së vet në Koçan

Kronikë e zezë

Gjendet i vrarë një 26-vjeçar në bodrumin e banesës së vet në Koçan

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:51
Ilustrim

Trupi i pajetë i një 26-vjeçari, me shenja dhune, është gjetur ditën e djeshme në Koçan, në bodrumin e ndërtesës ku i ndjeri ka banuar.

Meqenëse në trupin e të riut u gjetën shenja dhune, prokurori i Prokurorisë Publike Themelore të qytetit të Koçanit urdhëroi nisjen e hetimeve lidhur me rastin dhe i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të angazhojë ekipin e forenzikës.

Në drejtim të vërtetimit të shkaqeve për vdekjen e të riut, Prokuroria lëshoi urdhëresën për obduksion, si dhe urdhëroi mbledhjen e gjurmëve nga vendi I ngjarjes dhe realizimin e ekspertizave të nevojshme. Hetimi lidhur me ngjarjen vazhdon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat