Kapet adoleshenti, tentoi të vriste dy persona

Kronikë e zezë

Kapet adoleshenti, tentoi të vriste dy persona

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 20:43
Ilustrim

Një 16 – vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia është ndaluar në Gjirokastër.

Ai është adoleshenti me iniciale N.K dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta i riu ka goditur me mjete prerëse 45 – vjeçarin A.D dhe 17 – vjeçarin Xh. D. Këta të fundit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “18 Shtatori”, të Gjirokastrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat