Sherr me grushta te Liqeni Artificial

Kronikë e zezë

Sherr me grushta te Liqeni Artificial

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 22:12
Ilustrim

Një zënkë për motive banale ka çuar në përplasje fizike mes tre personave.

Ngjarja, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur përpara një lokali tek Liqeni Artificial në kryeqytet.

46 – vjeçari Alket P. është goditur me grushta në kokë nga dy persona të tjerë, Ylli Gjeci dhe Eltjon Velaj .

Për pasojë ai është transportuar në S.Q.U, për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë, policia sqaron se i lënduari dhe dy autorët e dyshuar kishin njohje me njëri – tjetrin. Këta të fundit janë shoqëruar në Komisariatin numër 2, për sqarimin e ngjarjes.

Gjithashtu, rezulton se 46 – vjeçari Alket.P është proceduar më parë për shkatërrim prone. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat