Vrasje horror në Vërnicë të Vushtrrisë, burri vret fqinjin pastaj gruan

Kronikë e zezë

Vrasje horror në Vërnicë të Vushtrrisë, burri vret fqinjin pastaj gruan

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:32
Ilustrim

(E plotësuar) - Një vrasje që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri, la të vdekur dy persona.

Media mëson nga burime të sigurta brenda Policisë emrat e dy viktimave dhe autorit që kreu vrasjet.

“Viktima mashkull Jahjush Hajdini, viktima femër Miradije Rrustemi dhe i dyshuari për vrasjet është Florim Sallahu”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se burri kishte vrarë gruan e tij dhe një person tjetër por këtë të fundit në një lokacion tjetër afër fshatit Vërnicë të Vushtrrisë.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë tashmë gjendet nën arrest, ndërkaq arma me të cilën dyshohet se kreu aktin është konfiskuar.

Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi.

*****************************************
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Vërnicë të Vushtrrisë.

Një burrë ka vrarë fqinjin në makinën e tij dhe më pas ka vrarë edhe gruan në shtëpi.

Burime bëjnë të ditur se ai fillimisht kishte vrarë fqinjin dhe ishte munduar ta bënte vrasjen të duket si aksident me makinë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, ndërsa personi i dyshuar për vrasje të dyfishtë është arrestuar.

 Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti duke e konfirmuar rastin tha se i dyshuari është arrestuar menjëherë ndërsa arma me të cilën dyshohet se janë kryer këto vrasje është konfiskuar.

 ”Rasti ka ndodhur mbrëmë dhe sipas informatave që kemi i dyshuari vrasjen e parë e ka kryer në një vend tjetër ndërsa kur është kthyer në shtëpi e ka vrarë edhe viktimën tjetër femër e që dyshohet se është bashkëshortja e tij”, tha Zahiti.

 Sipas tij trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa që ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat