Aksident i rëndë në Korçë, arrestohet Maradona Palla

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Korçë, arrestohet Maradona Palla

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 12:13
Ilustrim

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë – Pogradec.

Sipas policisë, automjeti tip “Peugeot”, me targë AA 406 GR, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët G.A, 46 vjeç dhe J.J, 35 vjeç.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka arrestuar drejtuesin e makinës Maradona Palla, 35 vjeç.

Sipas të dhënave të policisë, të plagosurit janë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se 35-vjeçari Palla ka qenë në gjendje të dehur në timon. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat