Vrasësi i rrezikshëm shqiptar zbulohet rastësisht nga dokumentat falso

Kronikë e zezë

Vrasësi i rrezikshëm shqiptar zbulohet rastësisht nga dokumentat falso

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Një shqiptar i arratisur i kërkuar prej 13 vjetësh dhe “i rrezikshëm” është arrestuar nga Guardia Di Finanza në qendër të qytetit të Piacenza-s në Itali.

Burri, që ishte dënuar në vitin 2004 në Milano me 12 vjet burg për vrasjen brutale të një patrioti të tij, për shkatërrimin e kufomës si dhe për shfrytëzim prostitucioni, u ndalua kur lëvizte me makinë për kontroll dhe u zbulua prej dokumentave të falsifikuara.

Nga kërkimet në shtëpi dhe në vendin e tij të punës – ai punonte në një firmë me kamionë çisternë në Piacenza – iu gjetën 2.5 kg kokainë e pastër dhe 10 kg marihuanë e fshehur brenda një koshi plastic, por gjithashtu edhe materiale të shumta për paketimin e drogës si dhe pajisje të kushtueshme elektronike, veshje të firmave etj, që të gjitha të reja dhe që u konsideruan si të vjedhura.

Droga ishte destinuar për t’u shpërndarë në tregjet e e Piacenza-s ku pritej të fitonte 700 mijë euro dhe nga objektet e vjedhura, 100 mijë të tjera.

Përveç tyre iu gjetën 4 kuti me lidocainë klorhidrat, një anestezik I fuqishëm që përdorej për të droguar viktimat e vjedhjeve në shtëpitë private, dy pistoleta, 3 karikatorë me 150 fishekë, 5 jelekë antiplumb, pasarporta, karta identiteti, patentat dhe çertifikata të rreme, telefona celularë të shtumë dhe karta SIM dsi dhe një mjet për të lexuar kartat e kreditit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat