Arrestohet familja shqiptare, kishte kthyer në prostitutë të fejuarën e djalit - Bota Sot
Arrestohet familja shqiptare, kishte kthyer në prostitutë të fejuarën e djalit

Kronikë e zezë

E shtunë, 27 maj 2017

Arrestohet familja shqiptare, kishte kthyer në prostitutë të fejuarën e djalit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:17
Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Caserta-s nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas mediave italiane të arrestuarit ishin pjesë e një familjeje dhe shfrytëzonin lidhjet e njërit prej të rinjve për të gjetur vajza që i detyronin të bënin prostitutën. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët:

Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç. Mediat italiane bëjnë me dije se minorenia shqiptare ishte e fejuar e shtetasit Osman Hasko, i biri i Aqif Hasko, i cili i kishte thënë vajzës se do të martoheshin pasi të fitonin para nga prostitucioni.

Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27 vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi. Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.

Hetimet ndaj tyre nisën pas ankesës së nënës së një prej vajzave më 13 shkurt të vitit 2014, e cila shkoi në polici për të denoncuar zhdukjen e saj.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pse u bashkua Ramush Haradinaj me PDK-në:

    Për postin e kryeministrit

    Kishin marrëveshje të fshehtë edhe më herët

    Nuk e di

    Shiko rezultatet
    test