Nëna rreh për vdekje fëmijën 3 vjeç: Hetohet partneri shqiptar - Bota Sot
Nëna rreh për vdekje fëmijën 3 vjeç: Hetohet partneri shqiptar

Kronikë e zezë

E mërkurë, 20 shtator 2017

Nëna rreh për vdekje fëmijën 3 vjeç: Hetohet partneri shqiptar

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një nënë shokoi mbarë opinion publik kur u arrestua nga policia pasi ushtroi dhunë mbi fëmijën e saj tre vjeç duke e lënë të vdekur. Në rrëfimin e saj ajo pohoi se “Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte. E rraha se bënte shumë kapriço. Doja vetëm të pushonte e të mos qante më, por nuk mendova se do vdiste”.

Mediat italiane raportojnë sot mbi të rejat e fundit nga hetimi për ngjarjen e cila është regjistruar në mes të janarit, kur fëmija vetëm 3 vjeç e 8 muaj arriti i vdekur në poliklinikën e Modenas.

Alarmin e dha vetë gruaja, një moldave, e cila ishte në shoqërinë e një shqiptari, që raportohet të ketë qenë partneri i saj. Sipas policisë, shqiptari po hetohet lidhur me ngjarjen, nëse ka qenë edhe ai që ka vënë dorë mbi fëmijën.

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por sipas policisë ai nuk është i panjohur për karabinierët, pasi ka akuza për shfrytëzim prostitucioni. Ka qenë vetë nëna që pasi e rrahu për vdekje foshnjën e vet njoftoi urgjencën duke i kërkuar ndihmë, pasi fëmija nuk po reagonte.

Ditët e fundit, prokurori Lucia Musti, duke marrë rezultatet e autopsisë, ka arritur në përfundimin se mbi fëmijën është ushtruar dhunë, e cila ka shkaktuar thyerje të brinjëve dhe zgavrës së kraharorit, duke u shoqëruar edhe me një infeksion të rëndë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test