Kjo është 28 vjeçarja e vrarë në Vushtrri nga bashkëshorti

Kronikë e zezë

Kjo është 28 vjeçarja e vrarë në Vushtrri nga bashkëshorti

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 19:59
Miradije Rrustemi, e vrarë mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri

Pas vrasjes së ndodhur mbrëmë në Vërnicë të Vushtrrisë, ku një person vrau gruan e tij dhe një mashkull tjetër, policia ka dalë me informacione shtesë rreth rastit.

“Mbrëmë rreth orës 21 :45, të datës 16 shkurt 2017, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Vernicë të Vushtrrisë një person kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tijë.

Njësitë përkatëse policore me të arritur në fshatin Vërnicë në shtëpinë e të dyshuarit   F. S. 26 vjeçar, është identifikuar viktima femër M. Rr. 28 vjeçare, njëherit  bashkëshortja e të dyshuarit,  ndërsa  pak minuta më vonë në dalje të fshatit Vërnicë është identifikuar viktima tjetër mashkull J. H. 36 vjeçar, i cili  kishte mbetur pa shenja jete në veturën e tij.

Vdekjen e dy viktimave në vendngjarje e ka konstatuar ekipi mjekësor. Policia ka  identifikuar dhe arrestuar të  dyshuarin F.S. 26 vjeçar, si dhe ka konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në kryerje të veprës penale”, shkruan në njoftimin e policisë.

Nga hetimet e deritanishme bëhet e ditur se i dyshuari fillimisht kishte qëlluar viktimën mashkull J.H, në hyrje të fshatit, pastaj kishte shkuar në shtëpi ku kishte qëlluar bashkëshorten e tij.

“Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Hetimet po zhvillohen nga hetuesit e njësisë rajonale nën autorizimin e prokurorit. Trupat e pajetë të dy  viktimave  janë  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion”, përfundon njoftimin i policisë rajonale të Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat