Sekuestrohet kokainë në Elbasan, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Sekuestrohet kokainë në Elbasan, arrestohen dy persona

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 11:13
Makina

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy person pasi ata janë kapur me kokainë. Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se të arrestuarit janë Emiljano Ramazani, 37 vjeç dhe Marenglen Kamami, 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin  tip "Ford" me targa  AA 806 JL u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit "Kokainë"

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike, 50.000 lekë, 14 aparate celularësh të markave të ndryshme dhe dy makina.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat