Gjendet një tjetër tenxhere e groposur me para

Kronikë e zezë

Gjendet një tjetër tenxhere e groposur me para

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 19:18
Tenxherja e gjetur nga policia

Policia është duke vazhduar hetimet dhe kontrollet në lidhje me grabitjen e 9 shkurtit në rrugën e Rinasit, ku autorët morën 3.2 milionë dollarë gjatë transportimit me makinë të blinduar.

Uniformat blu kanë gjetur pasditen e sotme një tjetër sasi parash të grabitura. Mësohet se një tenxhere me para është gjetur e groposur në Bathore pranë shtëpisë së Admir Çerpjas.

Ky i fundit është grabitësi pestë, i cili u arrestua dje në darkë në zonën e Dibrës gjatë një operacioni për kapjen e tij. Burimet thonë për Syri.net se pas marrjes në pyetje, Çerpja i dha policisë informacionin e saktë se ku i ka fshehur një pjesë të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat