Gruaja vret burrin dhe veten

Kronikë e zezë

Gruaja vret burrin dhe veten

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 22:05
Ilustrim

Krimi i dyfishtë në Velçan të Pogradecit, ku gruaja vrau burrin dhe më pas u vet helmua, i ka lënë pa fjalë banorët e zonës së largët të mokrës.

Ata mohojnë që çifti i ri E.T dhe F.T 26 dhe 23 vjeç të kenë pasur probleme mes tyre, dhe për tragjedinë, fajësojnë depresionin e mundshëm pas lindjes, të  nënës së dy fëmijëve. Aktualisht, të vegjlit janë strehuar tek të afërm të bashkëshortëve.

Të afërm: Konflikte si çdo çift.
Nuk kishin probleme. Ishin shumë mirë. Mund të ketë qenë punë momenti. Kaloi në depresion dhe arriti në këtë fazë. Na vjen shumë çudi. Vajza mund të jetë mbi tre vjeçar dhe djali disa muajsh.

Sipas policisë  krimi i dyfishtë ka ndodhur në një kasolle, pranë shtëpisë së çiftit, aty ku u gjetën dhe dy trupat e pajetë të dy bashkëshortëve prindër të dy fëmijëve vetëm 3 vjeç dhe 6 muajsh.

Policia që ka ndërtuar paraprakisht dinamikën e ngjarjes pohon se burrë e grua, pasi janë konfliktuar në shtëpi, kanë dalë në kasolle aty ku dhe gruaja ka goditur në kokë burrin.

Pas këtij veprimi, në gjendje depresioni, ajo ka konsumuar fotoksinë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas dëshmive të banorëve, çifti është konfliktuar gjatë orëve të vona të natës për motive të dobëta. Trupat e pajetë të dy bashkëshortëve  u transportuan në morgun e spitalit të Pogradecit, ku do të kryhet autopsia mjeko-ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat