Kjo është gruaja që vrau sot burrin dhe veten, detaje të reja nga krimi i tmerrshëm

Kronikë e zezë

Kjo është gruaja që vrau sot burrin dhe veten, detaje të reja nga krimi i tmerrshëm

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 23:26
Fatbardha Tora me burrin e saj

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Pogradecit bëri me dije se në fshatin Velçan të Mokrës kishte ndodhur një krim i dyfishtë. Viktima kishin mbetur 2 persona, që më vonë rezultuan të ishin burrë e grua (çifti në foto). Por çfarë ndodhi në Mokër?

Policia pak orë pas ngjarjes dhe daljes së rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore bëri me dije se Fatbardha Tora, 23 vjeçe, kishte qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj Erzen Tora, 26 vjeç, e më pas kishte pirë helm. Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri-tjetrin.Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle (pronë e tyre), ku shtetasja Fatbardha Tora dyshohet të ketë goditur në kokë me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj Erzenin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pas këtij veprimi, shtetasja dyshohet të ketë konsumuar helm dhe ka gjetur vdekjen.Konflikti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta midis dy bashkëshortëve. Banorë të zonës informojnë se trupat e viktimave kanë shenja dhune, bashkëshorti ka goditje në kokë, ndërsa bashkëshortja në trup. Ende nuk dihen  rethanat e ngjarjes, por mendohet se bashkëshorti i Fatbardhës ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj saj. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një tradhtie të Erzenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat