Miku i "Facebook-ut" përdhunon vajzën nga Shtipi

Kronikë e zezë

Miku i "Facebook-ut" përdhunon vajzën nga Shtipi

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 23:29
Ilustrim

Një vajzë nga Shtipi është përdhunuar nga një person të cilin e ka njoftuar në rrjetin social në “Facebook”.

Sipas policisë, vajza 13 vjeçare është takuar me 23 vjeçarin nga Radovishi A.M. në rrugën e Shtipit Sutjeska.

Kur janë takuar përdhunuesi i ka thënë që të hyjë në veturën e tij “Mercedes”, por ajo ka refuzuar. Pas së cilës ai fizikisht e ka sulmuar duke e goditur me shuplakë në fytyrë, pas së cilës vajza është frikësuar dhe ka hipur në veturë. Dhunuesi, e ka dërguar në kalanë “Isar” ku e ka përdhunuar. Pas paraqitjes së ngjarjes, A.M. është mbajtur në SPB Shtip. Merren të gjitha masat për pastrimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat