Për shkak të një borxhi prej 1,500 euro (pagesë për substanca narkotike), i dyshuari e ka rrëmbyer viktimën duke e futur në veturë.
Një rast i rrëmbimit të një personi ka ndodhur dje pasdite në rr. “Ukë Bytyqi”, në Prizren.
Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, i cili për shkak të një borxhi prej 1,500 euro (pagesë për substanca narkotike), e ka rrëmbyer viktimën duke e futur në veturë.
Mirëpo, viktima kishte arritur që të ikë nga vetura dhe ka raportuar rastin.
Viktima gjatë intervistimit ka deklaruar se i ka borxh të dyshuarit vlerën e cekur për substanca narkotike marihuanë.
Ndaj viktimës është hapur rasti nga njësitet e Drejtorisë së Hetimeve të Trafikimit me Narkotik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.