Aksident i rëndë trafiku: Vdes 20 vjeçarja e lëndohen katër të tjerë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë trafiku: Vdes 20 vjeçarja e lëndohen katër të tjerë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Një vajzë 20 vjeçare ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident trafiku.

Ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor  Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtërmen në Shqipëri.

Policia sqaron se janë përplasur  dy makina, ajo e tipit “Volkswagen ” me targa AA 015 MR drejtuar  nga  shtetasi  S.H, 24 vjeç  banues në fshatin Thanë  dhe makina e tipit “Ford” me  targa  AA  123 BE drejtuar nga shtetasi N.H, 58 vjeç  banues në Cërrik

Si pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerë

A.H, 52 vjeç  banues në Cërrik

L.H, 62 vjeç banues në Cërrik

K.H, 20 vjeçe banuese në  fshatin  Thanë e cila ka ndërruar jetë.

Katër shtetasit janë duke marrë ndihmën  mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan. Policia po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, shkruan Ora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat