Aksdienti tragjik/ Kamela vdiq tre ditë pas celebrimit, dyshohet se ishte shtatzënë

Kronikë e zezë

Aksdienti tragjik/ Kamela vdiq tre ditë pas celebrimit, dyshohet se ishte shtatzënë

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 08:13
Kamela Hamiti, femra që vdiq dje në aksident komunikacioni

Për Kamela Hamitin, jeta sapo kishte nisur, por fati kishte rezervuar një fund të hidhur. 19-vjeçarja kishte vetëm pak kohë që kishte njohur djalin, që ligjërisht ishte bërë dhe bashkëshorti i saj.

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur mesditën e së dielës në aksin rrugor Cërrik-Gostimë, në afërsi të fshatit Shtërmen, i mori asaj jetën.

19-vjeçarja kishte kaluar fundjavën në shtëpinë e të fejuarit të saj, Sardi Hoxha, me të cilin kishte vetëm pak ditë që kishte bërë zyrtarisht celebrimin në gjendjen civile, më saktësisht të premten e datës 17 shkurt.

Të dielën pasdite dy të rinjtë e dashuruar, pasi kishin kaluar një natë në shtëpinë e djalit në fshatin Thanë, ishin nisur drejt shtëpisë së vajzës. Rrugës, një automjet tip “Ford” i drejtuar nga N.H., 58 vjeç, u përplas me automjetin “Volkswagen”, që drejtohej nga i fejuari i vajzës.

Përplasja ishte aq e fortë sa rezultoi fatale për Kamelën, e cila ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin rajonal të Elbasanit. Nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve, përveç 19-vjeçares që humbi jetën, mbetën të plagosur dy drejtuesit, si dhe një person i tretë që ndodhej në makinën tip “Ford”.

Mësohet se i fejuari i saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, në aksident u përfshinë dy mjete, një tip “Volkswagen”, me targë AA 015 MR, drejtuar nga shtetasi Sardi Hoxha, 23 vjeç, dhe një tjetër tip “Ford”, me targë AA 123 BE, drejtuar nga shtetasi N.H., 58 vjeç banues në Cërrik.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i automjetit tip “Ford”, L.H., 62 vjeç, mbetën të plagosur, kurse Kamela Hamiti, 19 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, ndërroi jetë vetëm pak minuta pas aksidentit gjatë transportimit për në spitalin rajonal të Elbasanit.

Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit mësohet paraprakisht se shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti tip “Ford”.

Kamela ishte vajza e vetme e familjes Hamiti nga qyteti i Cërrikut dhe kishte rreth tre muaj që ishte fejuar me Sardi Hoxhën. Ata ishin njohur bashkë prej më shumë se një viti dhe para tre muajsh kishin bërë të ditur për familjet përkatëse lidhjen e tyre të dashurisë.

Në fundjavë Sardi kishte shkuar në Cërrik dhe kishte marrë të fejuarën në banesën e tij. Të dielën në drekë ai sërish po e çonte për në Cërrik, por që fatkeqësisht Kamela nuk shkoi më e gjallë, për shkak të aksidentit fatal që i mori jetën në lule të rinisë.

Dyshohet se ajo ishte edhe shtatzënë, pasi sipas fqinjëve të Sardit kjo ka qenë edhe arsyeja pse se vetëm para tri ditësh ata kishin bërë edhe celebrimin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat