Kërcënon gruan për ta vrarë në sy të policëve, arrestohet shqiptari i dehur

Kronikë e zezë

Kërcënon gruan për ta vrarë në sy të policëve, arrestohet shqiptari i dehur

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 13:00
Policia italiane gjatë një aksioni

Një shqiptar i dehur ka kërcënuar gruan e tij për ta vrarë dhe kësisoj ka përfunduar në dhomat e sigurisë së Policisë për të dalë sot para gjykatës për masën e arrestit. Kështu njofton corriereadriatico.it.

Ngjarja ndodhi natën e 18 shkurtit në Monte San Vito, ku salla operative e Policisë në Jesi ka marrë një thirrje për ndihmë nga një grua e dëshpëruar që kërcënohej nga I shoqi.

Një patrullë nën urdhrat e marshallit Domenico Maurelli ka shkuar menjëhërë në vendin e ngjarjes. Burri, pavarësisht nga prania dhe përpjekjet e policisë për t’u qetësuar, ka vazhduar ta kërcënojë gruan me vdekje, madje duke e qëlluar edhe me lloj sendesh dhe duke e plagosur.

45-vjeçari u arrestua menjëhërë dhe gruaja u dërgua në një strehë të sigurt sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat