Tenton vetëhelmimin ish kryetari i komunës Baz

Kronikë e zezë

Tenton vetëhelmimin ish kryetari i komunës Baz

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:23
Ilustrim

Ish kryetari i komunës së Bazës ka tentuar të vetëhelmohet, teksa është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij nga policia.

Informacionet paraprake flasin se uniformat blu janë njoftuar se 59-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë në mjetin e tij në vendin e quajtur "Rruga Baz".

M.K po transportohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. 

Nga hetimet e para mësohet se ai ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë fostoksinë. 

Grupi hetimor në vendngjarje  ka sekuestruar nje kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fotoksinë.

Po vijon puna  për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat