Vdes një punëtor fabrike nga helmimi me dioksid karbon në Manastir

Kronikë e zezë

Vdes një punëtor fabrike nga helmimi me dioksid karbon në Manastir

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:38
Ilustrim

Në fshatin Mexhitlia të Manastirit, të dielën, në një fabrikë për prodhimin e dioksid karbonit, është gjetur i vdekur B.R (47) i qytetit të Manastirit dhe i cili punonte si operator në atë fabrikë. Një koleg i tij, menjëherë pasi që e ka parë të shtrirë në tokë, e ka nxjerrë nga salla dhe ka tentuar që ta sjellë në vetëdije.

Menjëherë është thirrur Ndihma e Shpejtë, e cila  e ka konstatuar vdekjen pa shenje dhune. Trupi i të ndjerit është dërguar në Spitalin e qytetit të Manastirit.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe inspektorati i punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat