Padi për 44-vjeçarin që abuzonte me pornografi me të mitur

Kronikë e zezë

Padi për 44-vjeçarin që abuzonte me pornografi me të mitur

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

Departamenti përgjegjës për kriminalitetet kompjuterike dhe forenzika digjitale, paraqiti padi penale kundër K.T (44) nga qyteti i Strumicës, për krimin “shitja dhe shpërndarja e pornografisë me të mitur”.

“Më 21.06.2015, Sektori regjistroi aktivitet të dyshimtë nga ana e një përdoruesi me IP adresë maqedonase, i cili ka marrë në mënyrë elektronike materiale me përmbajtje komprometuese. Më 05.05.2016, është realizuar edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur pajisjet kompjuterike me të dhëna komprometuese.” , informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat