Vritet një person në Ohër

Kronikë e zezë

Vritet një person në Ohër

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 08:52
Skenë krimi

Një grua e moshuar ka humbur jetën mbrëmë në një grabitje, që ka ndodhur në shtëpinë e saj që gjendet në rrugën Galiçica në Ohër.

Nga burime policore mësohet se bëhet fjalë për një grua të moshës 60 vjeçare e cila ishte cak i grabitjes.

Sipas informatave të para, gruaja në fjalë u ka rezistuar grabitësve, të cilët me ndihmën e armës së ftohtë e kanë vararë atë. Trupi i pajetë është gjetur në paradhomën e banesës së saj. Krim teknika si dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetohet rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat