Ky është i 6-ti i arrestuar për grabitjen në Rinas

Kronikë e zezë

Ky është i 6-ti i arrestuar për grabitjen në Rinas

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:04
Dash Kupa, i arrestuari per grabitjen në Rinas

Personi në foto është Dash Kupa, 41-vjeç banues në Krujë. Ai dyshohet si autor i disa vjedhjeve me armë të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Kupa u arrestua në kufi dhe dyshohet si personi që përplasi blindin me paratë e bankës në Qafe Kashar.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit në kërkim:

– Dash Kupa, 41 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas dyshohet se është përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Shtetasi Dash Kupa është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit vazhdon operacionin për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat