Sekuestrohet drogë në Igumenicë, arrestohen tre shqiptarë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet drogë në Igumenicë, arrestohen tre shqiptarë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 13:47
Droga

Një sasi prej 53 kg marijuanë është kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni është kryer nga policia greke në Igumenicë, ku janë vënë në p[ranga edhe poseduesit e saj, të cilët ishin shqiptarë. Siç raportojnë mediat greke të arrestuarit janë Taulant Sulejmani, 30 vjeç, Ardit Koci, 31 vjeç dhe Marius Driza, 36 vjeç.

Mësohet se tre shqiptarët e kishin kaluar kufirin në këmbë për në Greqi bashkë me 53 kg drogë që mbanin në çanta. Ndërsa, policia greke ka arrestuar edhe një shtetas grek, i cili po priste shqiptarët për të marrë drogën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat