Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte duke rrahur të dashurën e tij në rrugë. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në Gabicee.
Një polic, i cili për momentin nuk ishte në shërbim ka vënë re një burrë që po dhunonte një grua në mes të rrugës.
Policia italiane ka deklaruar se u deshën edhe përforcime që të ndalej shqiptari, i cili u përpoq që t’u largohej nga duart efektivëve, sepse donte me ngulm të vazhdonte dhunën mbi të dashurën e tij.
Si pasojë shtetasi shqiptari u dërgua në rajonin e policisë, nën akuzën e “Rrahjes së të dashurës në publik” si dhe “Rezistencës ndaj policisë”.
Nga ana tjetër vajza e dhunuar u dërgua në urgjencë, ku dhe iu dha ndihma e parë pasi kishte marrë lëndime të shumta nga i dashuri.
Ndërkohë një ditë më parë, përpara gjykatës femra e dhunuar ka befasuar me sjelljen e saj, pasi në vend që të ngrinte padi, e ka përqafuar dhe falur shqiptarin.