Vidhnin celularë dhe lekë, në pranga 3 persona në Vlorë dhe Tiranë

Kronikë e zezë

Vidhnin celularë dhe lekë, në pranga 3 persona në Vlorë dhe Tiranë

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:41
Ilustrim

Policia e qytetit bregdetar të Vlorës vuri në pranga një 71-vjeçar pasi akuzohet për vjedhje.

Lilo Skëndi, i dënuar më parë, u arrestua në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, pasi ka vjedhur telefonin e shtetasit me inicialet A.Z.

Ditën e djeshme u arrestua edhe 21-vjeçari Arnold Islami, i cili në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur aparatin celular, shtetases E. B.

U arrestua edhe shtetasi Jurgen Kovaçi, 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Dibrës”, tek një kazino, ka vjedhur shumën monetare prej 20.000 mijë lekë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat