Morën 1 mijë euro, arrestohet oficeri dhe inspektori i krimeve në Tiranë. Emrat

Kronikë e zezë

Morën 1 mijë euro, arrestohet oficeri dhe inspektori i krimeve në Tiranë. Emrat

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 07:47
Ramazan Hoxha

Oficeri i Krimeve në Komisariatin numër 4 në Tiranë, Ramazan Hoxha dhe inspektori i krimeve Gjovalin Mali, që akuzohen se kanë marrë një shumë 1.300 mijë eurosh nga një qytetare, janë arrestuar.

Më herët gjatë ditës së sotme, u njoftua edhe pezullimi i tyre nga detyra.

Ata janë shfaqur në një video, duke i kërkuar paratë një qytetareje, për ti “zgjidhur një çështje”, veprim ky në kundërshtim me ligjin. 

"Ne oret e vona te mbremjes se sotme u arrestuan punonjesit e policise: – Ramazan Hoxha, referent ndihmes/specialist i Policise se Zones – Gjovalin Mali, ndihmes/specialist i Policise se Zones, te dy pranë Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

Ata akuzohen per “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se kane perfituar rreth 1300 euro, duke ndikuar ne menyre te paligjshme ne nje konflikt mes palëve. MPB falënderon median per mbeshtetjen ne luften antikorrupsion dhe garanton se mbetet e vendosur për të krijuar një ambient më të sigurt dhe një Shqipëri më të drejtë", njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat