Digjen 5 milionë euro drogë të trafikantëve shqiptarë

Kronikë e zezë

Digjen 5 milionë euro drogë të trafikantëve shqiptarë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 08:45
Pjesë nga marihuana qe u sekuestrua

Mbi 500 kg marihuanë që në treg vlenin 5 milionë euro janë djegur nga Policia Tatimore Italiane dhe Guardia di Finanza në Lodi, shkruan ANSA.

Djegia u bë në një fabrikë djegiesh në Piacezna sipas një protokolli të veçantë që garanton sigurinë e operacioneve të shkatërrimit në përputhje me rregullat dhe ligjet për mbrojtjen e shëndetit publik.

Operacioni antidrogë ku u kap kjo sasi ishte zhvilluar në janar në krahinat e Lodi dhe Monza Brianza, ku u arrestuan tre shqiptarë.

Shkatërrimi i drogës ëhstë urdhëruar nga prokuroria e Monza që po zhvillon hetimin, pasi ngarkesa u kap në Muggio (Monza Brianza).

Në dispozicion të autoriteteve të hetimit u mbajt një mostër për provë nga sasia prej 307 dengjesh që përbënin gjithë ngarkesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat