'Vidhte' Facebook-un dhe bënte shantazh për para, arrestohet

Kronikë e zezë

'Vidhte' Facebook-un dhe bënte shantazh për para, arrestohet

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 09:25
Facebook, ilustrim

Policia e Korçës i ka vënë prangat një djali nga Korça, 21 –vjeçarit Jenis Lika. Ai hynte në profilet e njerëzve në Facebook dhe abuzonte me fotot dhe mesazhet personale, duke u bërë shantazh për t’i dhënë para.

Policia e Korçës njoftoi se “Jenis Lika dyshohet për kryerjen e veprës penale të "Shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënie pasurie". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy telefona, të cilët i përdorte për gjobvënie gjatë përdorimit të rrjetit social Facebook."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat