Ekstradohet nga Anglia, 53-vjeçari i dënuar për vrasje

Kronikë e zezë

Ekstradohet nga Anglia, 53-vjeçari i dënuar për vrasje

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:14
Ekstradimi, foto arkiv

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester, është bërë e mundur ekstradimi nga Anglia i një person në kërkim ndërkombëtar:

Policia bënë me dije se ai është Avni Metra , 53 vjeç, lindur në Burrel, me shtetësi Shqiptare dhe i identifikuar edhe me pasaportë Angleze lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë.

 Metra është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me Vendim Nr.107 datë 12.02.2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale " Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim " 2 herë  dhe " Mbajtje pa leje të armëve luftarake“.

 Ai i është dorëzuar patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Image
Avni Metra
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat