Theret me thikë një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Podujevë

Nga: B.S Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 11:26
Thika, ilustrim

Një person është therur me thikë dje në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka informuar se pesë të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person tjetër.

"Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur një thikë", thotë PK.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat