Kapet drogë e madhe në Dibër

Kronikë e zezë

Kapet drogë e madhe në Dibër

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 14:55
Droga

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e policisë së Dibrës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, në vendin e quajtur "fushë-Kastriot", në një banesë të pa banuar , ditën e sotme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike. 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 38 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e paketuar,  rreth 100 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva e pa përpunuar dhe një sasi mbetjesh të kalbura  të bimëve narkotike.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet e policisë 3 persona ku po merren në pyetje nga Specialistët për Narkotikët.

Policia thotë se po vijon puna për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje  si dhe  vënien para përgjegjësisë  ligjore të autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat