Aksident trafiku në Shtërpcë, humb jetën një 7-vjeçar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Shtërpcë, humb jetën një 7-vjeçar

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:06
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme rreth orës 12:20 në fshatin Brod të komunës së Shtërpcës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka humbur jetën një shtatëvjeçare.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale I.H.( m/sh/k 39 vjeç), duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, godet këmbësorin R.H. (m/sh/k 7 vjeç), i cili pëson lëndime serioze.

“I lënduari dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, ku nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e zyrës rajonale për informim të Ferizajt.

Ndërkohë që hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat