Një muaj paraburgim për serbin që vrau djalin e tij

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për serbin që vrau djalin e tij

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:25
D.K

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin (D.K, i nacionalitetit serb) i cili me thikë ka vrarë njërin nga fëmijët e tij.

Sipas komunikatës të lëshuar nga gjykata e Ferizajt i pandehuri dyshohet se më 20 shkurt në Shtërpcë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka sulmuar me thikë fëmijët e tij binjak, duke e privuar nga jeta njërin, ndërsa i ka shkaktuar lëndime të rënda fëmijës tjetër.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat