Aksident me pasojë vdekjen në Shkodër

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë vdekjen në Shkodër

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 17:59
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të mërkurën në aksin rrugor Shkodër – Golem.

Forcat e policisë kanë konstatuar se një motoçikletë tip YAMAHA me targë AE 695, me drejtues Osman Mataj 51 vjeç, banues në Postribë, Shkodër është përplasur me një tjetër motoçikletë DAYANG, pa targa, me drejtues shtetasin Agron Velijaj 48 vjeç, banues në  Postribë, Shkodër.

“Për pasojë, shtetasi Osman Mataj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shtetasi Agron Velijaj, u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën,” tha policia.

Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e shtetasit A. Velijaj, ndaj të cilit do të kryhen veprimet procedurale dhe do të arrestohet për veprën penale “Shkelja e rregullave te? qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat