Grabitet një pikë këmbim parash në Tiranë

Kronikë e zezë

Grabitet një pikë këmbim parash në Tiranë

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Është grabitur një Exchange në Tiranë ditën e djeshme.

Policia e Tiranës bën me dije se grabitja ka ndodhur gjatë natës në Exchange në rrugën "Lord Bajron", në pronësi të L. B., i cili në mëngjes është konstatuar nga pronari i vjedhur, në të cilën janë marrë 1.200.000 lekë, 3000 dollar amerikan dhe 1000 dollar kanadez.

Për këtë arsye, policia i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për A. P., 45 vjeç, V. M., 34 vjeç dhe L. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë SHPSF.

Ata janë proceduar penalisht pasi, gjatë natës, ka rënë 3 herë alarmi, i Exchange dhe ata nuk kanë marra masa.

“Punonjësit e lartëpërmendur, kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës së tyre, duke mos marrë masat e duhura për vlerësimin e situatës.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së Exchange. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat