Aksident në Ferizaj, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Ferizaj, një i lënduar

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 10:25
Skenë krimi

Një person është lënduar në një aksident që ndodhi sot në mëngjes në Babush të Ferizajt.

Në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj te fshati Babush në një aksident është lënduar një person.

Lajmin për aksidentin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Rreth orës 8:15 një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj me saktësisht në fshatin Babush. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të marrë informacionin për këtë aksident,” tha Gashi.

Ai bëri të ditur se një person është lënduar në këtë aksident,  ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Nga ky aksident është lënduar një person i cili është duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt dhe është jashtë rrezikut për jetë,” Agim Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat