Arrestohet shqiptari me 1.7 kilogram kokainë, tentoi ta trafikojë nga Gjermania në Zvicër

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptari me 1.7 kilogram kokainë, tentoi ta trafikojë nga Gjermania në Zvicër

Nga: Bota sot Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Gjatë kontrollës prej rojave kufitare zvicerane në Basel-Weil, në një veturë me shofer shqiptar (32 vjeç) u gjetën të fshehura 1,7 kilogram kokainë, shkruan bluewin.ch. 32 vjeçari u arrestua, ndërsa autoriteteve gjermane ju dërgua droga e sekuestruar.

Kokaina ishte fshehur në hapësirat e motorit, siç u tha në komunikatën policore të ditës së mërkurë. 32 vjeçari kishte tentuar të trafikojë drogën nga Gjermania drejt Zvicrës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat