Vdes në spitalin e Pejës i dënuari me 12 vite burg

Kronikë e zezë

Vdes në spitalin e Pejës i dënuari me 12 vite burg

Nga: B.S Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:24
Burgu

Zyra e Informimit në Shërbimin Korrektues të Kosovës njofton se në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri B.Th, i cili ishte i dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “vrasje”. Ai ishte duke e vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

Njoftimi nga Shërbimi Korrektues në Kosovë thotë se në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet B.Th, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore. Në njoftim thuhet se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga 21 shkurti 2017, u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

I burgosuri, B.Th. ka qëndruar në burgun e Dubravës që nga viti 2007, i dënuar me 12 vite e 6 muaj për veprën penale “vrasje”.

Për rastin në fjalë, janë informuar sipas procedurës, të gjitha instancat përkatëse./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat