Zhduket një vajzë nga Shkupi

Kronikë e zezë

Zhduket një vajzë nga Shkupi

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Dje, rreth orës 22 e 30 minuta në stacionin policor në lagjen Kisella Vodë të Shkupit është lajmëruar zhdukja e një vajze.

Rasti në polici është lajmërua nga vëllai D.D. (26) vjeçar, sipas të cilit motra e tij  F.D. (25), të njëjtën ditë diku rreth orës 10 e 30 minuta është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Nga organet kompetente janë marrë të gjitha masat për gjetjen e së zhdukurës dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat