Godet makinën e policisë duke Ikur prej saj

Kronikë e zezë

Godet makinën e policisë duke Ikur prej saj

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 10:23
ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Hodonoc të Kamenicës pasi ka tentuar të mos ndalet në një pikë kontrolli.

Mbrëmë në Hodonoc të Kamenicës është arrestuar një person, pasi nuk ndaloi në një pikë kontrolli të policisë.

Policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se i arrestuari në ikje e sipër goditi dy makina, njëra nga të cilat e policisë.

“I dyshuari në ikje e sipër me veturën e tij ka goditur një veturë civile si dhe veturën zyrtare të Policisë së Kosovës”, thuhet në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat